Papa Françesku ka kërkuar falje pasi disa statuja indigjene u vodhën nga një kishë në Romë dhe u hodhën në lumin Tiber.
"Si kreu i Selisë së Shenjtë, kërkoj falje nga personat që u ofenduan nga kjo", tha ai.
Pesë statuja druri të një gruaje të zhveshur dhe shtatzënë, u vodhën nga kisha, të hënën, transmeton KTV.
Autorët e paidentifikuar, që besohet se ishin militantë konservatorë katolikë, i përshkruanin statujat si "idhuj".
Më vonë ata postuan një video ku treguan se si u vodhën statujat dhe u hodhën në lumë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkimfalja historike e Papa Françeskut për sistemin shkollor ku u abuzuan mijëra fëmijë
-
Papa Françesku në Kanada për të kërkuar falje për abuzimin e fëmijëve në shkollat katolike
-
Papa Leoni kërkon lirimin e menjëhershëm të të rrëmbyerve në një shkollë në Nigeri
-
Pretendonte se nga statuja e Virgjëreshës Mari dilte gjak, ADN-ja tregon se ishte gjaku i gruas
-
Papa e përmend sërish termin ofendues ndaj homoseksualëve