Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Godina më e shtrenjtë në botë është ndërtuar në Mekë, vlen 100 miliardë dollarë

Është publikuar lista e 30 ndërtesave më të shtrenjta në botë në vitin 2019, ndërsa në dy vendet e para janë kategorizuar ato nga Arabia Saudite.

Në vend të parë është kompleksi Masjid al_Haram në Mekë, ku kryhet haxhi, ndërsa vlen miliarda dollarë. Shtrihet në 99 hektarë dhe gjatë haxhit mund të pranojë deri katër milionë njerëz.

Objekti Abraj Al Bait, po ashtu i ngritur në Mekë, vlen 16 miliardë dollarë. Ky kompleks përbëhet nga katër rrokaqiej të ngritur më 2012, ndërsa u dedikohen për vendosjen e pjesëmarrësve të haxhit. Shtrihet në 34 hektarë dhe dallohet për orën më të madhe në botë.

Ndër dhjetë ndërtesat më të shtregnjta janë edhe katër sosh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një janë në Singapor, Bukuresht, Abu Dhabi dhe në kryeqytetin e Brunejt, Bandari Ser Begawani, shkruan MSN Many, transmeton Koha.net.