Një godinë 5-katëshe në Shangai, me peshë 7600 tonë, u ngrit nga toka dhe u spostua në një vend të ri, duke përdorur teknologjinë e “makinës që ecën”.
Projekti i zhvendosjes së shkollës për 60 metra, të ndërtuar në vitin 1935, zgjati 18 ditë, transmeton Shqip. Spostimi u bë për shkak të ndërtimit të një qendre tregtare në vendin ku ndodhej më parë shkolla.
Vendimi për zhvendosjen dhe jo prishjen e shkollës u mor për shkak të përpjekjeve të Kinës për të ruajtur godinat historike në qytetet e saj.
Zhvendosja u bë duke vendosur poshtë ndërtesës 200 këmbë robotike të lëvizshme, të cilat ndahen në dy grupe, që ngrihen lartë e poshtë për të lëvizur, duke imituar ecjen e këmbëve të njeriut./ gazetashqip
-
Roboti kinez thyen rekord, ecën rreth 106 km për tri ditë
-
Kisha 113-vjeçare në Suedi “udhëton” 5 km për të shpëtuar nga rrëshqitja e dheut
-
Në Kinë robotët humanoidë garojnë me njerëzit në një gjysmëmaratonë
-
Erëra të fuqishme në Kinë – personat e dobët paralajmërohen se mund t’i marrë era
-
Ndërtohet roboti më i vogël në botë me gjymtyrë të njeriut