Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjirafat e bardha xhirohen në një rezervat në Afrikë, për herë të parë në histori

Xhirim i rrallë është bërë nga punëtorët e një rezervati në Keni, pasi banorët lokalë i njoftuan për këto kafshë.

Gjirafat e bardha janë shumë të rralla dhe ato janë xhiruar për herë të parë në shtetin afrikan, më saktë në rezervatin Ishaqbini Hirola.

Në xhirim shihet nëna dhe një gjirafë e vogël, e cila vuan nga një gjendje gjenetike si pasojë e së cilës nuk mund të marrë pigmentet e zakonshme, transmeton Ksp.

Kjo është hera e parë në histori që xhirohet ndonjë gjirafë e bardhë.