Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjermani, vjedhja me karrocë të fëmijëve shtang sigurimin

Vjedhja me karrocë të fëmijëve është bërë një trend së fundi në Gjermani.

Tabloidi gjerman “Bild” ka dokumentuar një vjedhje që ndodhi të shtunën.

Policët vërejtën në një qendër tregtare në Koeln një burrë të ri në moshë që po hynte me një karrocë të fëmijëve.

Pak kohë më pas u ndez alarmi. Shumicë forca të sigurisë ndoqën dy hajdutët, por ata arritën të iknin duke përdorur edhe sprej.

Por, karrocën e fëmijëve e lanë pas. Dhe sigurimi i qendrës tregtare u shtang me atë që pa në karrocë.

“Veshje të fëmijëve me kilogramë, të madhësive të ndryshme, ishin vjedhur në qendër tregtare”, thotë njëri nga pjesëtarët e sigurimit të qendrës. “Me tërë ato rroba mund të hapin një biznes”.

Ishte tentuar të vidheshin rroba me vlerë totale 1400 euro.

Edhe Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan Kronikë Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan

“Karroca e fëmijëve ishte improvizuar për vjedhje të tilla”, thotë sigurimi. “Pjesa e brendshme ishte forcuar me dru, për të qenë në gjendje të mbajë peshë të madhe. E po ashtu ishte veshur edhe me letër alumini, për të mos ndezur detektorët me gjasë”.

Njëri nga hajdutët humbi celularin. Policia mori atë, po ashtu edhe karrocën e fëmijëve. Policia është në kërkim të hajdutëve, njëri prej të cilëve është nga Evropa Lindore.