Gjermani Arno Doebel, i njohur edhe si një nga njerëzit më dembelë në botë, vdiq në spitalin universitar Hamburg-Eppendorf në moshën 67-vjeçare të mërkurën.
Doebel qe bërë i famshëm me deklaratat e tij. “Kush punon është budalla”, pati thënë në intervistat e mëhershme.
Në emisione ku jepte intervista, ai shpjegonte se refuzonte çdo punë të ofruar, shkruan Bild.
Ai shpesh mburrej se nuk kishte punuar për dekada dhe ishte krenar për këtë fakt.
Vetë menaxheri i tij ka konfirmuar se ai nuk kishte prekur punë me dorë për 50 vjet. Jetonte me të ardhurat sociale që merrte nga shteti.
Më herët, pati publikuar këngën “Ich bin doch lieb”, e cila arriti në 100 këngët më të shitura në Gjermani.
Edhe
Jürgen Habermas: Zot na ruaj prej filozofëve pushtetarë
Pasi mbaroi shkollën fillore, në moshën 16-vjeçare, Doebel u përpoq të hynte në tregun e punës, por gjithçka ishte afatshkurtër. Dhe më pas nuk provoi më.
“Kam punuar si piktor i pavarur për dy vjet, por e lashë. Thjesht nuk kisha motivim”, ka thënë Doebel.
Që nga viti 1974 jetonte me mbështetjen e shtetit, duke mbledhur mijëra euro ndër vite. Ai vuante nga sëmundja e mushkërive, e cila me kalimin e kohës u bë kronike dhe supozohet se mund të jetë shkaku i vdekjes së tij.