Tel Aviv, 6 shkurt – Laurent Simons, gjeniu 10 vjeçar, i cili ka studiuar inxhinieri elektrike në nivel universitar, dëshiron të ndjekë studimet në Izrael, sipas ambasadorit të Izraelit në Bruksel.
“Ky gjeni i ri belg dëshiron të studiojë në një universitet të Izraelit dhe të ndryshojë botën. Cili universitet do të jetë fituesi?”, shkroi Emmanuel Nahshon në Twitter.
Laurenti ka një IQ 145 pikë dhe mbaroi studimet në verën e vitit 2018 në Belgjikë.
Ai është i interesuar në bioteknologji, veçanërisht në organet artificiale/DPA.
Artikuj të ngjashëm