Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjendet “vajza Mogli” që jetonte në pyll me kafshët

Një vajzë tetë vjeçare është gjetur teksa jetonte me majmunë në Indi. Sipas raportimeve të mediave lokale, ajo është e paaftë për të ecur apo folur si një njeri.

Fëmija, i cili thuhet se komunikon me gjeste dhe ecën në të katër këmbët, u gjet nga policia në një pyll të largët në Bahraich, Indi veriore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo tashmë është quajtur 'vajza Mogli' për shkak të ngjashmërive të saj me Moglin nga tregimi i Librit për Xhunglën, përrallë e shkrimtarit Rudyard Kipling, transmeton kp.

Autoritetet thonë se ajo jetonte pa frikë në mesin e majmunëve, në afërsi të kufirit me Nepalin.

Ata janë ende duke u përpjekur për ta zbuluar se kush është ajo, dhe për sa kohë ajo ka qenë në egërsi.

{gallery}