Mijëra njerëz e kërkonin atë për dhjetëra vjet, por pa sukses.
Thesari që koleksionisti amerikan i artit, Forrest Fenn kishte fshehur në malet shkëmbore, një arkë prej ari, e mbushur dhe smeralde, diamante dhe sende antike për një vlerë të vlerësuar prej mbi një milion dollarë, dukej me të vërtetë e pamundur për t’u gjetur.
Të paktën deri pardje, kur koleksionisti i artit 89-vjeçar mori një fotografi dhe bëri njoftimin se “gjuetia e thesarit ka mbaruar, thesari u gjet pikërisht aty ku e kisha fshehur 10 vjet më parë”.
Një histori e jashtëzakonshme që bindi 350 000 njerëz në mbarë botën për të udhëtuar në malet shkëmbore.
“Unë nuk e di kush e gjeti thesarin’’, theksoi Fenn, duke shpjeguar se mesazhi që ai kishte marrë ishte anonim, ”por unë e di se atë person e çoi në atë në vend poema ime ‘The Thrill of Chase”, ku 89-vjeçari kishte fshehur sekretin e tij. /atsh
-
Monedha jugosllave në mesin e grumbullit të thesareve që u gjet në malet çeke
-
Vëzhguesi i shpendëve zbulon aksidentalisht thesarin me 1300 copa ari
-
Një burrë përballet me 12 vjet burg për gërmim në varreza
-
Koleksioni 100 milionë dollarësh i monedhave del në ankand
-
Grumbulli i monedhave 1,000-vjeçare shitet për 5.6 milionë dollarë