Arkeologët që vlerësonin se sa dëme kishin bërë militantët e ISIS te varri i profetit Jonas, kanë bërë një zbulim të papritur, transmeton koha.net.
Ekspertët kanë gjetur një pallat të paprekur i cili daton rreth 600 vite para Krishtit, i varrosur nën gërmadhat ku Jonas është i varrosur.
I shenjti Nebi yunus, i cili siç besohet nga myslimanët dhe të krishterët është varri i Jonah apo ‘Yunnus’ siç njihet në Kuran, e i cili është shkatërruar nga militantët e ISIS.
Tempulli ku është Jonah ndodhet në maje të një mali në Mosul të Irakut, i cili është marrë nën kontroll nga forcat Irakiane gjatë muajit të kaluar nga ISIS, transmeton koha.net.
Arkeologët kanë thënë se militantët e ISIS kanë gërmuar tunele thellë nën një pallat më parë të pazbuluar dhe të paprekur, i cili daton 600 vite para Krishtit.
Edhe
Arkeologët zbulojnë varrin e faraonit të panjohur në Egjipt
Tunelet nuk janë të hapur në mënyrë profesionale, dhe rrezikojnë që brenda disa jave të shkatërrohen, duke varrosur prapë pallatin e lashtë.
{gallery}