Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjendet në banesë rusi që s’kishte dalë jashtë saj që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik

Zyrtarë sanitarë kanë gjetur në Shën Peterburg një mashkull, i cili që nga shpërbërja e BRSS, në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, nuk kishte dalë nga banesa e tij.

Kur hynë në banesë, punëtorët gjetën një sasi bërlloku në lartësi një metër e gjysmë dhe aty gjetën burrin e moshuar në gjendje të dehur. Ata me këtë rast nga dokumentet gjetën vetëm letërnjoftimin e kohës së Bashkimit Sovjetik, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët thanë se personi në fjalë në banesë jetonte me bashkëshorten, e cila është në gjendje të sëmurë psikike dhe rregullisht mbledh bërllok, të cilin e sjell në banesë.

Burri është dërguar urgjentisht në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është vendosur në klinikën psikiatrike, transmetojnë mediat ruse.