Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia ruse bastis kafenetë dhe restorantet

Foto: Reuters

Policia e Rusisë ka bastisur kafene të shumta dhe ka rrahur myshterinjtë, si pjesë e planit për menaxhimin e masave ndaj koronavirusit.

Aksioni i madh i policisë ruse është zhvilluar në Shën Petërsburg, pasi kafenetë jashtëligjshëm pranonin klientë edhe pas orës 11 kur ishte koha e mbylljes së tyre.

Rastet e koronavirusit janë ngritur që prej muajit shtator dhe Shën Petërsburgu është njëri prej qyteteve më të goditura. Ky qytet rus ka raportuar 3 mijë e 761 raste të reja në 24 orët e fundit.

Artikuj të ngjashëm