Niveli në rritje i ndotjes nga mbetjet mikroplastike po rrezikon biodiversitetin e Mesdheut. Një projekt italian që prej gjashtë vitesh ka skanuar edhe ujërat e Shqipërisë apelon për marrjen e masave urgjente dhe shmangien e lëndëve të pariciklueshme si plastika.
Deti Mesdhe përballet me një emergjencë reale për arsye të ndotjes nga lëndët plastike dhe mikroplastike, raporton “Oranews”.
Nivelet e larta të ndotjes po kërcënojnë gjallesat bimore e shtazore, në Shqipëri e më gjerë.
Apelin për marrjen e masave e kanë bërë ekspertë biologë të cilët prej vitit 2013 analizojnë ujërat anekënd Mesdheut në kuadër të projektit “Mediterranea”.
Nisma e mbështetur nga ministritë, institucionet kulturore, detare dhe ushtarake në Itali ka siguruar një hartë të ndotjes nënujore në Mesdhe e cila nis nga Deti i Zi në lindje deri në Oqeanin Atlantik.
Ekspertët kanë gjetur sasi të mëdha mbetjesh plastike, veçanërisht në shtratin e zonave ku ndeshen rryma rrotulluese nga rrjedhat e kundërta ujore.
Shumë prej këtyre mbetje grimcohen me kalimin e kohës duke u kthyer në mikroplastika, të cilat më pas konsumohen nga peshqit e vegjël dhe përfundojnë deri në zinxhirin ushqimor të njeriut.
Edhe
Nivele të larta mikroplastikash gjenden te personat që kanë kaluar infarkt
“Prodhimet plastike në botë rriten me 9 për qind çdo vit. Po të jetë e mundur, duhet të kthehemi sërish te përdorimi i qelqit, pasi ai edhe mund të riciklohet”, thekson specialisti i biologjisë detare, Adriano Madona.
Konkluzionet e ekspertëve u paraqitën në një konferencë që u mbajt në qytetin italian të Napolit.
Folësit përmendën edhe pasojat që ndryshimet klimatike sjellin te biodiversiteti i Mesdheut, duke thënë se në ujërat e Sicilisë tani gjenden alga që më parë rriteshin vetëm në ujërat tropikalë.
-
Për të frenuar mikroplastikën, kërkohen zgjidhje më të qëndrueshme
-
Pretendimet se mikroplastika po kontaminon trupin e njeriut “mund të jenë ekzagjeruar”
-
Ata që pinë ujë nga shishet plastike gëlltisin rreth 90 mijë grimca mikroplastike më shumë në vit
-
Mikroplastikat janë kudo. Ja si të zvogëloni sa më shumë ekspozimin ndaj tyre