Mbetje eshtrash janë gjetur pas 20 vjetësh në një shtëpi të braktisur në County Cork në Irlandë, më 13 janar, njoftoi DailyMail. Eshtrat u zbuluan në një shtrat gjumi, derisa në frigoriferin e shtëpisë u gjet edhe gjalpë që daton nga viti 2000.
Mbetjet janë dërguar në morg për ekzaminim, derisa autoritetet njoftuan se punë e madhe do të jetë hetimi i këtij rasti.
“Gjëja më e madhe është identifikimi tani, që do të marrë shumë kohë. Është e trishtueshme që ekziston një familje që mund të jetë në kërkim të këtij personi”, deklaroi Policia vendase.
Shtëpia, që sipas hetimeve ka kohë që është e braktisur, gjendet disa metra larg një pijetoreje.
Banorët u shprehën se siç e kujtojnë, në shtëpi jetonte një person, por që ishte zhvendosur në Angli.