Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjarpri gjendet në avion

Një gjarpër është gjetur në një avion, i cili po fluturonte për në Anchorage të Alaskës.

Ai kishte mbetur brenda bordit të avionit gjatë një fluturimi paraprak, pasi i kishte humbur një pasagjeri, i cili e kishte njoftuar rastin.

Pasagjerët nuk ishin në dijeni se aty ndodhej një gjarpër, derisa piloti i njoftoi:

“Njerëz, ne kemi një gjarpër në avion, por nuk e dimë ku është”.

Gjarpri i verdhë një metër e gjysmë nuk ishte helmues, dhe u vu re nga një djalë i cili ishte ulur ngjitur me vendin ku ndodhej kafsha, shkruan BBC.

Kur ai e pa, gjarpri ishte në gjumë dhe pjesërisht i mbuluar nga një çantë shpine në afërsi të pjesës së pasme të avionit. Sipas nënës së djalit që e zbuloi, Anna McConnaughy, nuk kishte shumë panik në bord.

Edhe Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë Botë 9 muaj më parë Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë

Ajo shpjegoi që një pilot ka diskutuar me një mjek për të gjetur mënyrën e kapjes së tij.

Stafi më pas ka kapur gjarprin nga barku dhe është vendosur në një qese të plastikës të mbeturinave.

Image