U diagnostikua live me kancer gjiri- kjo është ndodhia e gazetares Ali Meyer, e cila pranoi të bënte për herë të parë në jetën e saj mamografinë, ku i gjithë procesi u transmetua drejtpërdrejt në televizion, me qëllim ndërgjegjësimin e publikut.
41-vjeçarja u shfaq tepër e lumtur dhe e relaksuar teksa nisën parapërgatitjet për kontrollin rutinë. Por ai çka u mendua të ishte një moment i këndshëm televiziv përfundoi në një çast shokues për të.
Meyer zbuloi se kishte kancer gjiri!
“Kjo ishte tronditëse, mendova se po përcillja mesazh për gratë e tjera, ndërkohë që zbulova se jam vetë viktimë e kësaj sëmundjeje”, tha ajo.
Ali u diagnostikua me kancer gjiri joinvaziv në gjirin e djathtë, një nga llojet më të mbijetueshme të kësaj sëmundjeje./tch
-
Këngëtarja Sarah Harding është diagnostikuar me kancer
-
Reporterja televizive zbulon se ka kancer pasi një shikuese vërejti një gjëndër të dyshimtë në fytin e saj
-
Kylie Minogue: Përvoja me kancerin është ende me mua
-
Jessie J dëshiron të ndryshojë narrativën rreth diagnozës së kancerit
-
Angelina Jolie në ballinën e TIME France shfaq shenjat që ka nga operimi i gjinjve