Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gazeta londineze u detyrua ta dëmshpërblejë Mbretin Zog për shpifje

Imazhi i Zogut u godit seriozisht në Janar 1943, kur një nga gazetat më të lexuara të Londrës, “Sunday Pictorial”, publikoi një artikull deri në kufijtë e groteskes për monarkun e shqiptarëve. Çështja u bë interesante sepse Zogu hapi padi ndaj gazetës dhe fitoi, plot 1 mijë sterlina (vlera në ditët e sotme është rreth 55 mijë sterlina).

Pasaktësitë në këtë shkrim bindën gjykatësin anglez se gazeta kishte shpifur ndaj Mbretit Zog dhe gazeta u detyrua të kërkojë ndjesë publikisht në faqet e saj si dhe të paguajë dëmin moral konvertuar në 1 mijë sterlina.

Zogu ia besoi çështjen avokatit, Valentine Holmes. Një nga argumentet e avokatit që bindi Gjykatën e Lartë të dënojë gazetën, ishte se Zogu nuk mori 2 milionë sterlina me vete, siç pretendonte gazeta, por shumë më pak dhe me vendim qeverie, se fundja, “ishte më mirë t’i merrte me vete se ti linte në dorën e Musolinit”.

Pretendimi se Mbreti Zog mori paratë e shqiptarëve pas largimit me 7 prill 1939, u cilësua si shpifje.

Gjithashtu, përfaqësuesi i Zogu tha në Gjykatë se Zogu “nuk ka lindur në kasolle mali” por ishte pasardhësi i një prej krerëve më me rëndësi në veriun e Shqipërisë, zonës së Matit, si dhe që “Zogu nuk ka pasur lidhje me asnjë grua që kishte vrarë veten”.

Edhe Kur Çërçilli ndihmonte Mbretin Zog në gjyq për një çift qensh Kulturë Kur Çërçilli ndihmonte Mbretin Zog në gjyq për një çift qensh

Avokati i gazetës kërkoi marrëveshje dhe pranoi pretendimet e avokatit të Zogut, duke shpëtuar gazetën nga një vendim gjykate, që mund të ishte shumë më i dëmshëm. Dhe, për ta çuar triumfin e tij deri në fund, Zogu tha se do i shpenzonte paratë e fituara për bamirësi.

(Pjesë nga libri “Mbreti Zog, Lufta e Panjohur”, marrë nga "Panorama")