Në atë që mund të cilësohet si përmbledhje gabimesh, një kanal televiziv në Argjentinë të enjten në mbrëmje ka raportuar se William Shakespeare, “një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë angleze”, ka vdekur pesë muaj pasi mori vaksinën kundër koronavirusit.
Gafa ndodhi pasi Noelia Novillo, prezantuese lajmesh në “Canal 26”, e ngatërroi dramaturgun e madh me William “Bill” Shakespearein, një 81-vjeçar nga Warwickshire, që u bë burri i parë në botë që mori vaksinën e “Pfizerit” kundër COVID-19.
William Shakespeare i famshëm vdiq më 1616, ndërkaq personi me emrin e njëjtë, e për të cilin bëhej fjalë tamam në storie, vdiq më herët gjatë javës pas një sulmi në tru, në diçka që s’lidhet me vaksinën.
“Kemi marrë lajmin që na ka shokuar të gjithëve për shkak të madhështisë së këtij njeriu. Po flasim për William Shakespearein dhe vdekjen e tij. Do t’ju njoftojmë se si dhe përse ka ndodhur kjo”, ka thënë fillimisht ajo para stories. “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze – për mua më i madhi. Ky është ai. Ai është burri i parë që mori vaksinën kundër koronavirusit. Ka vdekur në Angli në moshën 81-vjeçare”.
Pavarësisht lajmit tragjik, gafa u bë shpejt virale në rrjetet sociale./The Guardian
Edhe
Vdiq 81-vjeçari Shakespeare, burri i parë që mori vaksinën anti-COVID
Esto es increíble no puedo dejar de verlo pic.twitter.com/Ha8DUNuTYj
— Fato Gloro (@cruziisimo) May 28, 2021