Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë shumë gabime drejtshkrimore në pak fjalë të shkruara në deklarimin e pasurisë.
Në tetor të vitit 2017, Bytyqi ka shkruar “Banes” në vend të “Banesë” dhe “Trull” në vend të “Truall” si pjesë në sektorin e pasurisë së paluajtshme në deklarimin e pasurisë.
Kjo “Banes” ka për prejardhje të pasurisë “të ardhurate familjes dhe biznesi”, duke harruar se kjo shkruhet “të ardhurat e familjes dhe biznesit”. Nga “të ardhurate familjes dhe biznesit”, ai ka deklaruar edhe veturën Mercedes ML në vlerë prej 20 mijë eurosh.
“Trulli”, sipas tij, është “Trashigimi” dhe jo “Trashëgimi”.
Linku i deklarimit të pasurisë në AKK

Artikuj të ngjashëm
-
AKK-ja sqarohet për gabimet drejtshkrimore në formularin e deklarimit të pasurisë së ministrit Bytyqi
-
Buleshkaj: Kemi kallëzime penale nga niveli i zv.kryeministri deri te asamblistët
-
Ministria e Arsimit ka paguar rreth 2 milionë euro në kundërshtim me rregullat
-
Shoqëria civile kërkon që të anulohen vendimet e ministrit në largim të Arsimit
-
Ministri i Arsimit nën hetime për veprën penale “kanosje”