Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fytyra e Messit, tatuazh në shpinën e 54-vjeçares

Messi mbetet padyshim një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe për ta parë apo takuar, tifozët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.

Në fakt “Messi mania” i shtyn njerëzit të bëjnë edhe gjëra jashtë normales, si në rastin e Norma Franchini, një 54-vjeçare e apasionuar pas futbollit dhe e argjentinës, transmeton tch.

Gruaja ka vendosur që të bëjë një tatuazh gjigant të yllit të Barcelonës.

Sipas “Ole” dhe “Clarin”, për të realizuar tatuazhin gjigant në shpinë është dashur më shumë se 5 orë, por përfundimi ka qenë vërtetë fantastik. Fytyra e Messit është identike në shpinën e 54-vjeçares.