Bella Jay Dark u fut në Librin e Rekordeve "Guiness", pasi botoi librin e saj në moshë shumë të re.
Pesëvjeçarja nga Britania e Madhe, shkroi librin “The lost cat”, përkthyer si "Macja e humbur", ndërsa u shit të paktën në 1 mijë kopje, shkruan “Upi” të mërkurën.
“Libri flet për një mace që largohet nga shtëpia, humbet dhe e kupton që nuk duhet ikur pa nënën e saj”, rrëfeu pesëvjeçarja.
Atë e ndihmoi nëna e saj, ndërsa të dy prindërit thanë se ndjehen të lumtur me arritjen e vajzës.
Bella nuk e ka mendjen të ndalet, pasi paralajmëroi se së shpejti do ta publikojë “The lost cat 2”.
Artikuj të ngjashëm