Banorët e fshatit më të vogël të Italisë po festojnë ardhjen në jetë të një banori të ri – Denisit, foshnja e parë që ka lindur atje në tetë vjet.
Me lindjen e vogëlushit, popullsia e Morterone, një komunitet malor në Lombardi, u rrit duke shkuar në 29 vetë.
“Ky është vërtet një moment kremtimi për të gjithë komunitetin”, tha për Corriere della Sera kryetarja e komunës së Morterones, Antonella Invernizzi, transmeton Shqip. Prindërit e Denisit, Matteo dhe Sara, ndoqën traditën italiane të njoftimit të lindjes së fëmijës, duke vendosur një shirit - blu në derën e shtëpisë, e duke treguar kështu njëkohësisht se ishte djalë.
Hera e fundit që në fshat ishte parë një shirit i tillë ishte në 2012-n, kur lindi një foshnje vajzë. Sara rrëfeu sesi ishte shtatzënia e saj në kohë pandemie, kur koronavirusi goditi rëndë të gjithë rajonin e Lombardisë, por kurseu Morteronen, banorët e të cilit megjithatë u treguan të kujdesshëm.
“Nuk është e lehtë të presësh në fëmijë në kohë të tilla. Nuk del dot lirisht nga shtëpia e nuk ke mundësi të vizitosh të afërmit”, tha ajo. Ardhja në jetë e Denisit vjen në kohën kur vendi shënoi për 2019-n 420.170 foshnje të lindura- niveli më i ulët ky i lindshmërisë atje që nga fillimi i regjistrimeve në 1861.
-
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit në 30 vjet
-
Fshati italian në festë, pret ardhjen në jetë të një bebeje pas 23 vitesh pa asnjë lindje
-
Gratë që kryen lindje në privat ankohen për mosvizitim të fëmijëve të tyre në shtëpi
-
Lind foshnja në SHBA nga një embrion që ishte ngrirë 30 vjet më parë, rekord i ri
-
Papa Françesku u bën thirrje italianëve të lindin fëmijë