Megjithëse Greqia mbetet një prej shteteve me përqindjen më të lartë të duhanpirësve në Europë, në Kretë ekziston një fshat ky askush nuk tymos.
Sipas “Protothema”, fshati i quajtur Skotino ndodhet në Bashkinë e Hersonissos, në Heraklion.
40 vite më parë thuhet se të gjithë banorët e fshatit vendosën të heqin dorë nga duhani dhe “nënshkruan” një ligj të pashkruar, të cilin e respektonin në gjithë. Tradita kaloi në gjeneratën tjetër dhe vjen deri në ditët e sotme, transmeton TVKlan.al.
Sipas medias greke në këtë fshat nuk ke ku blen duhan, teksa as turistët dhe as mysafirët nuk tymosin.
“Është vetëm një mentalitet që të gjithë e ndjekim. Një traditë që ka kaluar nga prindërit tek fëmijët. Dikur, gjyshi im kishte një kafene ku mbante edhe cigare, por kurrë nuk i shiti”, thotë një rezident i fshatit.
-
Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri
-
Trefishohet numri i nxënësve duhanpirës në Kosovë
-
BE-ja drejt rishikimit të ligjeve për duhanin e nikotinën, në Kosovë ka rezistencë
-
Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm