Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mali i Zi ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura publike

Foto: Reuters / ilustrim

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyllura publike.

Sipas ligjit, që ka nisur së zbatuari nga 14 gushti, pirja e duhanit është ndaluar në të gjitha vendet e mbyllura publike, duke përfshirë kafetë, ndonëse për kazinotë vlen rregullore tjetër.

Ligji është miratuar në mënyrë anonime më 31 korrik, pasi ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, ka thënë se ligji kundër duhanit që është miratuar më 2004 nuk ka arritur pritshmëritë, raporton REL.

Hrapoviq ka thënë se zyra e tij “do të tentojë të zbatojë secilën pikë të ligjit”.

Bazuar në një studim të Bankës Botërore në vitin 2016, 46 për qind e popullsisë së këtij shteti mbi moshën 15-vjeçare pinë duhan, derisa ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka vlerësuar se rreth 400 malazias diagnostikohen me kancer të mushkërive çdo vit.

Ndëshkimet për shkelje të ligjit, që po ashtu rregullon edhe shitjen e cigareve, dallojnë nga 560 deri në 22,370 dollarë.

Edhe Nga sot në Mal të Zi dënimet deri 20 mijë euro për duhanpirje në hapësirat e mbyllura publike Arbëri Nga sot në Mal të Zi dënimet deri 20 mijë euro për duhanpirje në hapësirat e mbyllura publike

Sipas ligjit, bizneseve do t’iu lejohet të krijojnë hapësira të veçanta për duhanpirësit.

Disa liderë biznesorë dhe përfaqësues të industrisë së turizmit kanë thënë se shqetësohen se ligji i ri mund të ndikojë në të ardhura.