Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fotoja befasuese që tregon se Hitleri nuk vdiq në bunker

Kohët e fundit janë zbuluar disa dokumente të CIA-s, ku pretendohet se një burrë që kish thënë se ishte Adolf Hitleri, jetonte në një komunitet ish-nazistësh në vitet ’50 në Kolumbi.

Dokumentet e deklasifikuara tregojnë se megjithëse agjentët nuk i morën pretendimet seriozisht, ata e morën foton e burrit që kishte ngjashmëri befasuese me diktatorin gjerman.

Një ish-ushtar i SS, Phillip Citroen, iu afrua agjentëve të CIA-s më 1954-ën dhe u tha se një burrë që pretendon se është Hitleri jeton në qytetin e Tunjas.

Dokumenti thotë: “Citroen pretendonte se e kish takuar këtë individ në një vend të quajtur “Residencies Coloniales”, që është sipas burimit, i mbipopulluar me ish-nazistë gjermanë. Sipas Citroen, gjermanët që banojnë në Tunja ndjekin të ashtuquajturin Adolf Hitler me një idhujtari të së shkuarës Naziste, duke e quajtur si i Vjetri Fuhrer dhe duke e nderuar me Përshëndetjen Naziste dhe hapin ushtarak.”

Megjithëse pretendimet janë shkruar në një memo informale, CIA e shkarkoi si zhurmë. Ka një sërë teorish komploti që lidhen me vdekjen e Hitlerit, ku më e famshmja sugjeron se ka jetuar në Argjentinë.

Edhe Dokumentet e CIA: Hitleri u arratis në Argjentinë Kuriozitet Dokumentet e CIA: Hitleri u arratis në Argjentinë

Besohet se mijëra nazistë janë arratisur në Amerikën e Jugut pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë edhe shumë anëtarë të ekipit të Hitlerit.

Pjesa më e madhe e historianëve besojnë se Hitleri qëlloi veten në kokë në bunkerin e tij në Berlin, ndërsa gruaja e tij Eva Braun u vetëvra me cianur. Trupat e tyre më pas u lyen me benzinë dhe u dogjën në kopshtin jashtë.