Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fotografia që mund të bëhet më e shtrenjta e shitur ndonjëherë

"Le Violon d'Ingres", fotografia e famshme e Man Ray është gati të bëjë histori si fotografia më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.

Imazhi bardh e zi, i marrë në vitin 1924 nga artisti surrealist amerikan, e shndërron trupin e zhveshur të një gruaje në një violinë duke i portretizuar shkronjat “f” në shpinën e saj.

Printimi origjinal i kryeveprës, i konsideruar gjerësisht si vepra më e famshme e Man Ray, pritet të arrijë midis 5-7 milionë dollarë kur të dalë në ankand në maj - vlerësimi më i lartë për një fotografi të vetme në historinë e ankandit, sipas shtëpisë së ankandit.

Fotografia u ble nga një çift që jetonin në New York, që tani mund të prekin milionat në rast se shitet në ankand.

Image