Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fotografi nis promovimin e stilit të veçantë të dritareve ruse

Ky është fshati Belavino.

I mbuluar krejtësisht me borë, fshati gjendet në rajonin Novogorod rreth 100 kilometra në verilindje të Moskës.

Këtu gjenden dekoret më të bukura të dritareve në krejt Rusinë.

Dekoret e dritareve janë përdorur për të shkurtuar distancën mes murit dhe kornizës së dritareve.

Këto dritare të bukura janë përdorur vetëm në fshatra. Shërbenin si veçori e shtëpisë dhe tregonin se i zoti i shtëpisë ka një merak për të. Mirëpo në vitet e fundit, ky art nuk vërehet fare, sidomos nga gjeneratat e reja.

Edhe Fotografi rizbulon dritaret unike ruse Kulturë Fotografi rizbulon dritaret unike ruse

Fotografi Ivan Hafizov ka udhëtuar pothuajse në krejt fshatrat e Rusisë për të gjetur dekore të reja të dritareve.

U shkrep fotografi dhe krejt këto lloje të dritareve i ka vendosur në një katalog.

“Nuk ka libra apo katalog që tregojnë për dekorin e dritareve në rajonin e Moskës, të Vladimirit apo Kalugas. Kur shohim fotot vërehet se dritaret janë krejt të ndryshme. Për shembull nëse shkoni në një fshat, dritaret do të jenë të njëjta, mirëpo dekorimi është ndryshe. Deri më tani kishte kaos në lidhje me historinë e dritareve, por unë dua t’i bëjë bashkë krejt në një vend”.

Dekori i dritareve përbëhet nga druri ndërkaq dizajni dhe forma dallojnë nga fshati në fshat.

Ish-specialisti në IT dhe tani fotograf profesionist, Hafizov ka studiuar këtë trashëgimi kulturore tash e 14 vjet.

Ka fotografuar më shumë se 22 mijë dritare qëkur ra në dashuri me to.

Kjo traditë e dekorimit të dritareve rrallë gjendet diku në botë, thotë ai. Mirëpo edhe këto dekore kanë nisur të zhduken.

Edhe Koleksione veprash të njohura të muzeve ruse mbesin në Francë Kulturë Koleksione veprash të njohura të muzeve ruse mbesin në Francë

Shtëpitë e moçme prej druri shkatërrohen shpejtë, ashtu si dritaret.

“Sipas ligjit, dritaret janë pjesë e shtëpisë. Nëse dikush i heq ato dhe i merr si koleksion apo ia shet ndonjë muzeu, cilësohet vandalizëm në çfarëdo rasti sepse është shtëpia e dikujt. Thjeshtë nuk ka mënyrë ligjore për t’i shpëtuar. Nuk ekziston ndonjë formë për t’i ruajtur. Dhe ky është paradoksi, sepse pa marrë parasysh se sa komunikojmë me muzetë, sepse gjithmonë do të duhet tinëz t’i heqim këto dritare”.

Mirëpo Hafizov e ka mision shpëtimin e kësaj trashëgimie kulturore. Në vitin 2019 ka publikuar librin e titulluar: “Dekoret e dritareve. Rusia Qendrore”. Ka shitur 1 mijë e 200 kopje të botimit të parë dhe 2 mijë e 200 kopje të botimit të dytë.

Në vitin 2020, Hafizov nisi prodhimin e modeleve të vogla të dritareve me dekore.

Modelet janë kopje e dritareve të vërteta, vetëm se janë 12 herë më të vogla.

Tani për tani janë në shitje gjashtë modele. Secila kushton nga 46 dollarë.

Edhe Bota në objektivin e fotografit të verbër SOT Bota në objektivin e fotografit të verbër

Ëndrra e Hafizovit është që të organizojë një ekspozitë me fotografitë e dritareve me shënimet se ku janë shkrepur.

Kjo është një mënyrë që banorët të vlerësojnë bukurinë e thjeshtë të dritareve të tyre.