Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Foto të frikshme të ‘monstres’ së Vezuvit

Imazhi i një fytyre të kobshme është krijuar nga tymi që dilte nga Vullkani i Vezuvit në qiellin italian. Fotoja është shkrepur teksa zjarri vullkanik detyronte evakuime në zonat përreth vullkanit. “Pas mijëvjeçarit u shfaq monstra e Vezuvit, shkroi Rosario Scotto Di Minico sipër fotos me tym që krijonte imazhin e frikshëm

Di Minico tha për “RT” se fotoja ishte shkrepur me celular nga Albarosa Scotto di Minico. Pavarësisht zjarrit dhe tymit që ngrihej larg në qiell, nga vullkani nuk ka shpërthyer llavë. Italia është përfshirë nga temperatura të larta duke detyruar shërbimet e emergjencës të ndërmarrin 698 operacione shpëtimi anekënd vendit. 476 prej operacioneve kishin të bënin me zjarret, më seriozi prej të cilëve ishte në vullkanin e Vezuvit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo