Videoloja “Fortnite” që së fundmi është bërë shumë e famshme ka shtyrë që shumë gra/të dashura të nisin një peticion për ndalimin e kësaj videoloje në mënyrë që të shijojnë më shumë kohë me të dashurit e tyre.
Një peticion është nisur online kohë më parë dhe deri tani ka grumbulluar më shumë se dy mijë nënshkrime.
Nismëtarët e peticionit kanë treguar se këtë e kanë bërë si në shaka, “por me kalimin e kohës kanë kuptuar në të vërtetë se ajo po i ndan njerëzit që e luajnë videolojën nga familjet dhe më të dashurit e tyre”.
“E shohim si nënat, gratë e të dashurat mërziten kur më të dashurit e tyre i injorojnë për shkak të videolojës”, thuhet në përshkrim të peticionit.

Artikuj të ngjashëm
-
Izolimi nëpër shtëpi “bllokon” Fortniten
-
Fortnite tani i ka mbi 250 milionë lojtarë të regjistruar
-
Fortnite, as një vit në treg tregon shifrën e “çmendur” të klientëve të saj
-
Samsungu akuzohet se po vështirëson shkarkimin e videolojës së famshme
-
“Fortnite” rikthehet në iPhone, por vetëm në këto shtete