Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Flet babai i polices me origjinë shqiptare që u bë virale në internet

Policja me origjinë shqiptare, Vera Mekuli, është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të një vallëzimi ekzotik që i bëri kolegut të saj gjatë një feste më 15 dhjetor.

E për rastin ka folur babai i saj, John Mekuli, për New York Post të hënën.

Ai ka thënë se vajza e tij është e frustruar lidhur me rastin.

“Ajo më tha ‘babi kam bërë një gabim dhe jam shumë e turpëruar për atë çfarë kam bërë. E kam turpëruar familjen time dhe ty’”, ka shpjeguar ai. “Ajo ka qarë vazhdimisht. Ajo është e re. Togeri ishte i martuar, ai duhet ta dinte më mirë. Unë do t’i padisë”.

Vera 26-vjeçare, ka kërkuar falje për ngjarjen, veçanërisht bashkëshortes së policit Nick McGarry.

Ajo ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se ai ishte i martuar. Vera ka katër muaj në Policit të New Yorkut.

Edhe Policja në SHBA që i bëri vallëzim ekzotik kolegut të martuar, kërkon falje Kuriozitet Policja në SHBA që i bëri vallëzim ekzotik kolegut të martuar, kërkon falje

Ndërsa ka treguar se që nga ajo ngjarje nuk ka dalur në punë dhe se ka punuar nga shtëpia.