Peruanët kanë mbajtur një festival të rrallë në ditët e fundit në dhjetorit.
Ky festival që në Peru organizohet çdo vit, ka të bëjë me luftimet e tyre ndaj njëri-tjetrit për të zgjidhur konfliktet që kanë pasur mes tyre brenda vitit, raporton BBC-ja.
Qëllimi i këtij festivali në të cilin kryesisht shihet rrahja midis njerëzve, është që të zgjidhen konfliktet në mënyrë që njerëzit ta fillojnë vitin me paqe.
Luftimet zhvillohen me muzikë e vallëzim, ndërsa gjyqtarët shpallin fituesit e luftimeve.
Ngjarja ka ndodhur më 25 dhjetor në provincën Chumbivilcas, në Cuzco, ndërsa vendasit e shohin ngjarjen si formë të drejtësisë në komunitet, me qëllim ndalimin e konfliktit mes banorëve.