Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fermeri që përdor jashtëqitjen e pulave për ta kthyer në energji

Anthony Muigai ka qenë një fermer në Kenya për pesë vjetët e fundit.

Duke përdorur jashtëqitjen e pulave, ai i jep energji shtëpisë, makinës dhe bojlerit të tij për të bërë dush dhe për të rimbushur pellgun e tij të peshkut.

Ai tregoi se si dhe pse nuk i përdor pulat e tij vetëm për vezë, shkroi BBC.

Anthony ka thënë se zgjohet çdo mëngjes dhe mbledh jashtëqitjen e pulave.

Më përpara ai përdorte bajgat e lopëve si materie për biogaz, derisa zbuloi se edhe jashtëqitja e pulave kryen punë.