Dy fëmijë, të cilët kanë qenë duke luajtur në pjesën pasme të veturës tip “Volvo” kanë hapur derën e kanë rënë teksa makina ishte ende në lëvizje.
Nga sa dallohet edhe në video drejtuesit e veturave që ishin pas tyre kanë frenuar me shpejtësi duke evituar që të përplasnin dy fëmijët e mitur, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se ngjarja ka ndodhur në Sochi të Rusisë, fatmirësisht dy fëmijët, motër e vëlla, nuk kanë pësuar dëmtime serioze, por ata më tepër janë përfshirë në një situatë paniku teksa kanë parë veturën e së ëmës duke u larguar pasi nuk e vuri re që fëmijët e saj kishin rënë nga vetura.
Mamaja e fëmijëve pasi ka kuptuar se çfarë ka ndodhur ka frenuar e është rivënë në kontakt me fëmijët, por është arrestuar nga policia dhe rrezikon të dënohet për ngjarjen.