Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fëmija merr vëmendjen në meshën e Papës

Një djalosh 10-vjeçar ka ndërprerë meshën e përjavshme të Papa Françeskut të mërkurën kur ka dalë në skenë për t’ia marrë kësulën e kokës.

Teksa priftërinjtë bënin lutje dhe adresime, një djalë u ngrit nga ulëset përpara në Vatikan, doli në skenë dhe ia mësyu kësulës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas e mori dorën e njërit nga priftërinjtë dhe e kërkoi sërish mbulesën e Papës.

Audienca shpërtheu në duartrokitje kur djali u largua nga skena me një kësulë të veten.

Pas incidentit, Papa e shprehu lumturinë e tij për lirinë dhe spontanitetin e fëmijëve.