Një mister tetëvjeçar mund të ketë tashmë një pikë kthese: Timmothy Pitzen i vogël, i cili u zhduk në moshën 7 vjeçare në vitin 2011 në Illnois (Shtetet e Bashkuara), mund të jetë gjetur me të vërtetë.
Dje, një djalë 14-vjeçar u paraqit në stacionin policor Kentucky të Campbell, duke pohuar se ai ishte arratisur nga robërit e tij që e kishin mbajtur të burgosur prej vitesh, transmeton tch.
Lajmi tashmë ka bërë xhiron e botës. Sipas asaj që tregon djali, ( e cila mbetet ende për tu verifikuar), rrëmbyesit e tij janë dy body-builder. “Unë jam Timmothy Pitzen”, i tha ai policisë. Fëmija u zhduk në maj 2011, pasi shkoi me nënën e tij në Wisconsin. Nëna kreu vetëvrasje, duke lënë edhe një shënim me pretendimin se Timmothy ishte me njerëz që e donin dhe se “nuk do ta gjenin kurrë”.
Një grua thirri policinë, duke thënë se kishte vënë re një djalë të vogël që lëvizte i shqetësuar. Kur 14-vjeçari u takua me agjentët e policisë, ai iu tha se ishte arratisur nga dy burra që e kishin mbajtur të mbyllur në “Red Roof Inn”, një motel pranë Cincinnati. Ai tha se burrat ishin body-builder dhe me tatuazhe. Policia shkoi në vendin që përcaktoi djali, por nuk gjetën gjë.
{gallery}
-
Pas 20 vjetësh djali gjendet në një dhomë të vogël e tepër i dobësuar, arrestohet njerka
-
U zhduk në festival më 2018, tani gjenden mbetjet mortore të tij
-
Një grua pretendon se është 8-vjeçarja që u zhduk më 1985 në Pensilvani
-
Gjendet pas 27 vjetësh, ngjarja tronditëse e burrit që u rrëmbye nga fqinji
-
Djaloshi anglez që u gjet pas 6 vjetësh në Francë thotë se e kishte kidnapuar e ëma