Një fëmijë katërvjeçar ka mbyllur nënën e tij dhe shoqen e saj në ballkonin e shtëpisë së tyre dhe kishte rënë në gjumë, për shkak të të cilës është dashur të intervenojë policia.
Pasi që djaloshi mbylli derën me çelës, dy gratë mbetën të bllokuara në ballkonin e banesës në qytetin gjerman Goppingen, njoftoi policia gjermane.
Kur gratë e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, fëmija tashmë ishte në gjumë dhe u detyruan të thërrasin policinë, e cila si e çmendur i ra ziles në derën e hyrjes për të zgjuar fëmijën, transmeton kp.
Policët nuk ia arritën të zgjojnë fëmijën dhe pjesëtarët e brigadës së zjarrfikësve u detyruan që me dhunë të hapin derën.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet pasi hyn tinëz në ballkonin e një femre
-
4-vjeçari ia thirr Policinë nënës që ia hëngri akulloren
-
Fëmija 1 vjeç gjendet duke u zvarritur në rrugë - vëllai iu gjet i vdekur e nëna iu arrestua
-
Shqiptarja në Itali u hodh nga ballkoni për të ikur nga burri që po e rrihte
-
Alarm në aeroportin e Hamburgut, një burrë dyshohet se ka marrë peng vajzën e tij 4-vjeçare