Një vajzë tre vjeçe në Taiwan është ngatërruar në fijet e një balloni të madh i cili e ngriti lartë në qiell, mirëpo u shpëtua pa lëndime.
Vajza po merrte pjesë në një festival të balonave të dielën, në qytetin bregdetar Nanliao kur u ngatërrua në fijet e ballonit gjigand, e pastaj u ngrit në ajër për disa metra.
Videoja nga skena tregon se si balloni e rrotulloi disa here në ajër para se një grup i të rriturve e tërhoqën sërish ballonin në tokë. Raportimet e lajmeve thanë se vajza ishte frikësuar shumë por nuk ka pasur lëndime.
Artikuj të ngjashëm
-
Vajza 11-vjeçare shpëtohet në Mesdhe pasi kishte qëndruar tri ditë në ujë
-
Dy gra të huaja mbyllin një foshnje brenda kabinës së tualetit në një aeroplan në Kinë
-
Raketa kineze rrëzohet pas lëshimit aksidental
-
3-vjeçarja që ra nga kati i shtatë në Durrës, jashtë rrezikut për jetën
-
3-vjeçarja shpëtohet pas 60 orësh nën dhe