Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fati i fillestarit, gjen thesarin 1500-vjeçar në kërkimin e parë

Një burrë në Danimarkë që kishte dalë për herë të parë në gjueti thesaresh, me pajisjen e sapoblerë për kërkim të metaleve, pati me të vërtetë fat.

Thuajse sapo ndezi pajisjen zbuloi një sasi të madhe ari që mendohet të jenë artefakte 1500-vjeçare dhe i përkasin periudhës së para vikingëve.

Ole Ginnerup Schytz iu deshën vetëm disa xhiro në fushën e ish-shokut të klasës në Jelling të Danimarkës, për të bërë zbulimin e jetës.

Detektori i metaleve nisi të bënte zhurmë dhe pas gërmimeve ai gjeti 22 artefakte ari që së bashku peshonin 1 kg.

{gallery}