Familja e një 30-vjeçari që u vra nga një polic, është dëmshpërblyer me 4 dollarë pas padisë që ishte ngritur për vrasje pa paramendim.
Gregory Vaughn Hill Jr ishte vrarë te dera e garazhit më 14 janar të vitit 2014 pas ankesave për zhurmë të madhe që vinte nga shtëpia e tij në St Lucie County të Floridas. Ai është gjetur me një revole pa plumba, por nuk dihet nëse ishte duke e mbajtur në dorë.
Gjykata ka thënë se nuk është përdorur forcë e tepruar nga policia dhe Hill ishte përgjegjës për vdekjen e vet pasi ishte i dehur.
Të shtënat filluan kur policia u ftua në shtëpinë e tij pasi fqinjët janë ankuar për zërin e lartë të muzikës. Sipas New York Times, policët kishin arritur dhe kishin trokitur në derën e garazhit, transmeton Koha.net.
Hill, fillimisht e kishte hapur derën e garazhit, por e kishte mbyllur pasi ka parë policinë. Njëri nga policët ka hapur zjarr në derën e mbyllur të garazhit, duke e qëlluar Hillin tre herë. Njëri nga plumbat e qëlloi në kokë.
Pas seancës gjyqësore, juria e dëmshpërbleu nënën e tij me 1 dollarë për shpenzimet e funeralit dhe 1 dollarë për secilin nga tre fëmijët.
Edhe
Las Vegas, policia vret viktimën që kërkoi ndihmë pasi hajnat iu futën në shtëpi
Gjithashtu është vendosur se Hill ishte 99 për qind përgjegjës për vdekjen e vet që do të thotë se departamenti policor është i obliguar të paguajë vetëm 1 për qind të dëmeve. Kjo e ka lënë familjen me katër dollarë.
Gjykata ka mundur të mos e dëmshpërblej familjen e tij pasi Hill ishte i dehur.