Një pjesëtar i forcave ajrore të SHBA-së është qëlluar për vdekje nga një polic që u fut në adresën e gabuar, ka thënë avokati i familjes së viktimës raporton “BBC”.
Roger Fortson 23-vjeçar vdiq pasi një zëvendëssherif e qëlloi atë. Zëvendëssherifi i ishte përgjigjur një telefonate që kishte marrë në atë zonë.
Policia më herët kishte thënë se zëvendëssherifi qëlloi në vetëmbrojtje pasi e pa Fortsonin me armë në dorë.
Duke cituar një dëshmitar, avokati pretendon se policia është futur në shtëpinë e gabuar. Ai po kërkon hetim të plotë.
Ushtari u qëllua më 3 maj në shtëpinë e tij në Florida. Fortson u dërgua në spital ku vdiq si pasojë e plagëve.
Incidenti po hetohet nga Departamenti i Forcave të rendit të Floridas.
-
Shërbimi sekret qëllon një burrë të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë
-
Vritet një polic nga të shtënat në aeroportin e Philadelphias
-
Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari u vra nga Shërbimi Sekret
-
Offset qëllohet me armë zjarri
-
Rritet në shtatë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Lindjen e Mesme