Alvin Kaunda, gazetar nga Kenya, po raportonte para kamerës në një strehimore të elefantëve në Nairobi, kur ndjeu një prekje në krah.
Kaunda po raportonte për mënyrën se si elefantët e vegjël po mbaheshin të mbyllur gjatë thatësirës.
Ndërkohë, një nga elefantët e vegjël prapa tij i afrohet dhe ia vendosë feçkën në krah dhe fytyrë.
Më pas, gazetari shpërthen në të qeshura dhe ndërpret raportimin.