Qendra Kulturore e Fëmijëve në Fushë-Arrëz, edhe pse pandemia ia kufizon punën rretheve, ajo vazhdon veprimtarinë në grupe të vogla. Rrethi i artit ( orkestra e çiftelisë) me drejtues Pjetër Nimanin; i këngës e i valleve me drejtues Ylber Islami, Merita Gjinaj dhe Seferin Delia, si edhe rrethi i sportit me drejtues Mark Toplanën, kanë vazhduar përgatitjen e talenteve të reja. Sidomos rrethi i shkencës me drejtuese Rina Simoni dhe Valbona Leka është model se si mund të bëhen punë të mira edhe në kushte të vështira.
Rina, me grupin e saj të sektorit të shkencës, ka realizuar me sukses eksperimentin “Metamorfoza e rritjes së larvës së krimbit të mëndafshit”. Në prill të këtij viti ajo mori një kuti me larva mikroskopike nga Universiteti Bujqësor Tiranë dhe i vendosi në një dhomë në kushte që të realizohej eksperimenti, si temperatura, oksigjenimi, lagështia, ndriçimi dhe ushtrimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto i realizoi me përpikëri sipas protokollit laboratorik, duke vëzhguar, hulumtuar dhe duke mbajtur kalendarin ditor.
Ky punim i mirëfilltë shkencor kaloi nëpër këto procese:
1.Larvat u ushqyen me gjethe mani, prandaj ato u zhvilluan dhe u rriten. Nga një kuti e vogël, u shtuan edhe tetë të tilla.
2.Për pesë javë larva kreu një cikël të vështirë që kërkonte shumë kujdes nga eksperimentuesit.
3.Dy javë e gjysmë vazhdoi cikli i endjes së fijes së mëndafshit nëpër muret e dhomës
4.Vazhdon vjelja e topave të mëndafshit që larvat kishin ëndur nëpër muret e shtëpisë.
5. Procesi i tharjes dhe i pastrimit të topave të mëndafshit vazhdoi tri javë .
6.Përpunimi në mënyrë artizanale i fijes së artë të mëndafshit dhe kthimi në pëlhurë.
Gjithë këto procese bashkë me fijezimin bëhen për rreth tre muaj. Këtë punë shkencore e drejtoi mësuesja e biologjisë Rina Simoni, e cila aktivizoi edhe anëtarët e rrethit të shkencës si Enio Simoni, Valmira Basha, Migena Basha, Enea Martini, Keisi Leka, Kondoleza Simoni, Erlinda Pepa, Samuel Pepa, Ardit Mulaj dhe Viktoria Gjergji. Organizimi në kushtet e kufizimit nga pandemia, duke vepruar në grupe të vogla, është një mësim për të gjitha shkollat që përfshihen në bashkinë e Fushë-Arrësit, si në Kryezi, Qafë-Mali, Xath, Flet, Dardhë, Arst, Iballe, Bugjon dhe Fierzë etj. Ato në pranverën e ardhshme, mund të veprojnë kështu. Në të gjitha fshatrat e bashkisë Fushë-Arrëz, kultivohet me shumicë pema e manit. Është gjithashtu me vlerë që, ky pinim shkencor, te kthehet në një detyrë për të gjitha shkollat në territorin e të cilave kultivohet kjo bimë. Natyrisht duhet të përfundojë procesi e të prodhohet pëlhura e mëndafshtë sepse është mjaft e kërkuar edhe në tregje ndërkombëtare. Kështu kthehet edhe në një burim të ardhurash nga një punë tremujore që bëhet pa shumë mundime.