Egjipti ka hyrë në librin e rekordeve “Guinnes” për portretin më të madh të krijuar nga filxhanët me kafe.
Në një ceremoni në Muzeun e Madh të Egjiptit, egjiptianët krijuan portretin e faraonit të Tutankhamunit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesi i Librit të Rekordeve, Talal Omar, ka deklaruar se portreti duhej të mbulonte 60 metra katror me qëllim që të thyhet rekordi.
E këtë e arriti Egjipti pa asnjë problem, transmeton KTV.
Organizatorët kanë thënë se realizimi i portretit ka zgjatur 12 orë.
Për këtë portret janë përdorur 7 mijë e 260 filxhanë plastikë, 65 kilogramë kafe, 1 mijë litra qumësht dhe 3 mijë litra ujë.
Për t’u përmbushur kërkesat e Guinnessit, kafeja është dashur të shpërndahet te të gjithë punëtorët e Muzeut.