Fotografia e vezës së pulës po mban rekordin si fotografia më e pëlqyer në Instagram.
Më 2019 ajo ishte në garë me fotografinë e Kylie Jennerit, por e tejkaloi dhe që nga ai vit mbahet si më e pëlqyera.
Atë kohë, fotografia e postuar nga faqja “world_record_egg” pati tejkaluar 18 milionëshin e pëlqimeve të fotografisë së Jennerit. Kurse sot, veza ka mbi 55 milionë pëlqime.
Në po të njëjtën faqe në Instagram, veza ka 55,569,322 pëlqime.
Libri i Rekordeve Guinness e ka vlerësuar në një postim fotografinë me mbishkrimin se “një vezë u bë postimi më i pëlqyer në Instagram më 2019. Ende mban rekordin edhe kësaj dite me mbi 55 milionë pëlqime”.

Artikuj të ngjashëm
-
Selena Gomez, gruaja më e ndjekur në Instagram
-
Selena Gomez kalon Kylie Jennerin si gruaja më e ndjekur në Instagram
-
Messi thyen rekordin e pëlqimeve në Instagram
-
Hyn në librin e rekordeve botërore pula më e vjetër në botë
-
Një grua në Spanjë thyen rekordin botëror për koleksionimin e kupave të vezëve