Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Ecja e çuditshme” në Hungari

Qindra hungarezë kanë marshuar nëpër qendër të Budapestit në paradën “Ecja e çuditshme” që është mbajtur më 1 prill. Ata imituan lëvizjet e grupit humoristik “Monty Python” nga Britania për të festuar Ditën e Gënjeshtrave.

Pjesëmarrësit e kësaj parade është dashur të bëjnë nxehje një-minutëshe, para se të bënin tri xhiro në stilin e çuditshëm të ecjes, ndërsa shumë prej tyre kanë thënë se ky stil ishte një mundësi e mirë që për pak kohë, të harrojnë problemet e përditshme, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hungarezët kopjuan humoristët britanikë që në vitet ’70 me një seri televizive u bën të njohur shkaku i aktorit John Cleese, i cili në rolin e shërbyesit civil me një ecje të çuditshme shkonte deri te “Ministria e Ecjeve të Çuditshme”.

Një studente 20-vjeçare, që ishte pjesë e paradës, thotë se ndodh që njerëzit të ecin çuditshëm dhe ngjarja në Budapest vetëm shfaq disa prej këtyre ecjeve. Ndërsa Domokos Banffy thotë se ecja e 1 prillit ishte një përvojë e mirë që i bën njerëzit të mendojnë më ndryshe”.

68-vjeçarja Viktoria Meresz thotë se është mirë që ndonjë herë njerëzit ta lëshojnë veten në këso aktivitete qesharake.

“Jeta është shumë serioze dhe një herë duhet që ta lëshojmë veten në këso ecjesh”, thotë ajo.