Një takim i rrallë u kap në video në Puerto Madryn, Argjentinë, kur një balenë u zu në kamerë teksa luan me një varkë në të cilën është një grua dhe e shtyn atë butësisht përpara, duke vëzhguar lëvizjen e saj ndërsa noton direkt nën të.
"Kjo është video spektakolare, një situatë e mrekullueshme, unike. Por, janë momente të rralla, është diçka që ndalohet," tha Oscar Comes, një operator lokal i turizmit të sporteve ujore. "Nuk është se mund të shkosh me një varkë apo çfarëdo gjëje tjetër, për të kërkuar kafshën".
Në pamje mahnitëse shihet balena gjigante nën varkë që paqësisht e shtyn atë përpara dhe e ndjek.
Artikuj të ngjashëm