Ai ngjitet në autobus dhe ulet në sedilje, duke i bërë pasagjerët e tjerë që të qeshin, pasi Vince nuk është një udhëtar i zakonshëm , por një qen i zi e madje s’ka as biletë, për atje ku po shkon.
Por misteri zbulohet pas pak minutash, në semaforin e radhës, kur automjeti është i rrethuar nga një kamion i mbushur me njerëz dhe nga atje lëshohet një thirrje: “Vince”.
Dhe Vince është pikërisht ia, qeni i zi që u la vetëm në shtëpi nga familja e tij, anëtarët e së cilës u nisën për një udhëtim. Qeni mori autobusin dhe i arriti ata teksa pronarët e tij mbetën të habitur.
Kjo ndodhi në Cebu, në Filipine, transmeton Shqip raporton e medieve të huaja.
“Ai është mësuar të hipë në autobus, por gjithmonë me ne”, shpjegojnë pronarët e tij për mediat lokale, pasi videoja e Vinces është bërë virale në rrjetet sociale./shqip
-
Qeni që udhëton vetë çdo ditë me autobus për të shkuar në park
-
Eclipse, qeni që përditë shkon vetë me autobus për të luajtur në park
-
Qeni i zhdukur u kthye pas dhjetë ditësh dhe “trokiti” në familjen amerikane
-
Qeni largohet nga shtëpia, rikthehet me dy mace në qese
-
Qeni parandalon kontrabandën, nuhat dy valixhe plot me para