Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e qenve dhe të amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata që vendosnin tabela kundër hebrenjve, ku shkruhej “Ndalohet hyrja e çifutëve dhe e qenve”.

Historia përsëritet në një dyqan në Jericho edhe në ditët tona, ku është shkruar një tabelë e ngjashme nga një palestinez: “Ndalohet hyrja e qenve dhe e amerikanëve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për televizionin izraelit “Canale 10”, pronari palestinez e argumentoi veprimin e tij, si dalke kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

“Al-Quds (Jerusalemi) është kryeqyteti i Palestinës”, tha tregtari, duke shtuar se nuk veproi për motive raciste.

“Populli amerikan që zgjodhi Trumpin, për mua është i të njëjtit brumë, kështu që edhe ata do e vuajnë zgjedhjen e tij”, deklaroi tregtari.

Gjeneral-majori Yoav Mordechai, Koordinatori i IDF-së (Forcat Mbrojtëse të Izraelit), e ka dënuar vendosjen e shenjës përmes një postimi në Facebook në gjuhën arabe.

“Jemi të tronditur. Fillimisht si njerëz e më pas si hebrenj që na kujtojnë shenja të ngjashme të ishin vendosur e që u referoheshin popullit tonë nëpër dyqane në Gjermaninë naziste në vitet e ’30-ta”, ka thënë Mordechai.