Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dy persona hidhen me parashutë nga kulmi i një restoranti

Dy persona janë hedhur me parashutë nga kulmi i një restoranti në Nashville. Bëhet e ditur se ata shkaktuan panik të madh tek klientët e lokalit kur patën dy personat që “fluturonin” në qiell.

Sigurimi i restorantit i ka thënë policisë së personat u ngjitën në katin e 25-të të premten mbrëma dhe filluan të përgatiteshin për “fluturim”.

CNN raporton se kur dy burrat u hodhën, klientët filluan të bërtisnin ndërsa dëshmitarët thonë se kur ata zbritën në tokë, u futën në një veturë dhe u larguan.

Hedhja e tyre u cilësua si pjesë e sportit ekstrem që lidhet me kërcimet nga ndërtesa apo objekte të larta. Momenti është filmuar nga një dëshmitar i ngjarjes ndërsa restoranti bëhet e ditur se e ka kulmin të hapur.

Dyshohet se dy personat ishin mysafirë në restorant.