Dukesha e Cambridget mbath të njëjtat çizme për 14 vjet
4 tetor 2018 11:43
Shpërndaje në:
4 tetor 2018 11:43
Shpërndaje në:
Dukesha e Cambridget, Kate Middleton, është e njohur për riciklimin e stilit të saj dhe të mërkurën nuk bëri përjashtime kur iu kthye detyrave mbretërore pas pushimit të lindjes.
36-vjeçarja është shfaqur me një palë çizme që i kishte blerë para 14 vjetësh për 475 funte, derisa vizitoi një shkollë në perëndim të Londrës.
Kate për herë të parë me këto çizme ishte shfaqur në gushtin e vitit 2004. Atë kohë Middleton sapo kishte dalë në sytë e publikut pas lajmeve se ishte në lidhje me Princin William.
Çifti u njoftua në vitin e parë të studimeve në St Andrews University.